Skandali që tronditi Amerikën

Skandali që tronditi Amerikën

Disa oficerë të policisë në Los Angeles kanë fotografuar kufomat e Kobe Bryant, vajzës së tij Gianna dhe shtatë personat tjerë të vrarë në një aksident fatal me helikopter.

Amerikanët u përpoqën ta fshehin këtë skandal, por u zbulua se oficerët e policisë kishin keqpërdorur pozitën e tyre dhe i treguan të tjerëve fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe trupat e vdekur.

Sipas ‘TMZ’, e cila është media e parë që raportoi për aksidentin tragjik, u konfirmua se zyra e policisë kishte dërguar një memorandum duke kërkuar nga punonjësit të raportonin gabimin dhe të fshinin fotografitë për të mos i përhapur më tej.

Sherifi i Qarkut të Los Angeles, Alex Vilanueva tha se ishte i mërzitur pasi punonjësit e tij lejuan një veprim të tillë në një rast kaq të ndjeshëm.

Në anën tjetër, mediat amerikane raportojnë se bashkëshortja e Kobe, Vanessa Bryant është “absolutisht e shkatërruar” që u shpërndanë fotografi nga rrëzimi i helikopterit që vrau legjendën e NBA, vajzën e tyre 13-vjeçare dhe shtatë persona të tjerë, përcjell rtv21.tv

Avokati i Vanessa-s, Gary C. Robb tha se “Vanessa Bryant personalisht shkoi në zyrën e sherifit ditën e aksidentit dhe kërkoi që zona të mbrohej nga fotografët, për të mbrojtur dinjitetin e të gjithë viktimave dhe familjeve të tyre”.

Robb shtoi se është i pafalshëm veprimi i oficerëve të policisë

Kjo është një shkelje e papërshkrueshme e vendosmërisë, respektit dhe e të drejtave të privatësisë së viktimave dhe familjeve të tyre”, tha ai.

Në fund avokati bëri të ditur se po kërkojnë që “oficerët të përballen me disiplinë të ashpër dhe identiteti i tyre të bëhet i ditur, në mënyrë që të parandalohet përhapja e fotografive”./21Media