Hapet faza e dytë e Programit të Vetëpunësimit

Hapet faza e dytë e Programit të Vetëpunësimit

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me UNDP-në do të mbështesin rreth 70 punëkërkues të papunë.

Ministri Skender Reçica bëri të ditur se sot shpallet e hapur faza e dytë e Programit të Vetëpunësimit. “Nëpërmjet tij, ne do të mbështesim rreth 50 punëkërkues të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 21 punëkërkues të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës“, ka shkruar Reçica, derisa bëri të ditur se programi do të jetë i hapur për aplikim nga sot deri më 30 Shtator 2019.

Në fazën e parë e këtij programi iu është dhënë rasti 144 punëkërkuesve të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 29 punëkërkuesve të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës.

Për më shumë informacione rreth procesit të aplikimit i gjeni në faqen e MPMS-së https://mpms.rks-gov.net/ apo të APRK-së https://aprk.rks-gov.net/. /21Media