OJQ- të i drejtohen me një letër të hapur Mogherinit

OJQ- të i drejtohen me një letër të hapur Mogherinit

Mbi 30 organizata të shoqërisë civile nga Kosova dhe Seribia , përmes një letre të hapur  i kamë  kërkuar shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Mogherinit – e cila njëherësh është ndërmjetësuese në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit- që të dalë me një deklaratë të qartë “kundër ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, mbi baza etnike”.

“Përmendja e shpeshtë e mundësisë së korrigjimit të kufijve, dërgon një mesazh të rrezikshëm për qytetarët në Serbi dhe Kosovë, por edhe për gjithë rajonin”, thuhet në letër.

Gjithashtu shqëria civile deklaron se zhvillime të tilla do të nxisnin reaksione zinxhirore edhe në shtetet e tjera të Ballkanit, që do të mund të çonte në kërkesa të shumta të ndryshimit të kufijve në Ballkan, e cila, siç thuhet në letrën drejtuar Mogherinit, do të hapte “dyert për konflikte të reja”.

“Organizatat e shoqërisë civile i ftojë të gjithë aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë që të kundërshtojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të futur parimin etnik në ndërtimin e shteteve të Ballkanit. Çdo shtet që bazohet në diskriminim dhe i ndan qytetarët në çfarëdo baze është i destinuar që të dështojë”, thuhet ndër tjerash në letrën e shoqërisë civile.

Në anën tjetër Presidenti i Kosovës, edhe një herë ka deklaruar se është kundër ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territorit me Serbinë.

Ai ka ripotencuar se propozim kufijsh ku Preshevës, Medvegjës deh Bujaocnit do t’i mundësohej të bashkohen me Kosovën. Për këtë ai ka thënë se mundësia më e mirë do të ishtë që të vëhet në referendum. duke marrë parasysh faktin se Kosova nuk ka të drejtë referendumi Thaçi ka thënë se po punon për të bërë realitet që populli të ketë mundësi vet të vendosë./21Media

 

Open letter to Federica MogheriniCivil society organizations from Serbia and Kosovo against the division of…

Gepostet von Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova am Dienstag, 7. August 2018