Kërkohet që të pengojnë emërimin e noterëve të rinj

Kërkohet që të pengojnë emërimin e noterëve të rinj

Njëmbëdhjetë organizata joqeveritare, nëpërmjet një letre publike drejtuar komunitetit ndërkombëtar në Kosovë duke kërkuar që të kontribuojnë që asnjë noter të mos emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure jashtëzakonisht të dyshimtë.

Këto organizata në letrën publike, këto ditë janë informuar që ministri në detyrë i Drejtsisë, Abelard Tahiri është duke tentuar që të emërojë rreth 30 noterë nga e njëjta listë e kandidatëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë.

“Ne kërkojmë nga ju të nderuar ambasadorë që të vazhdoni të na mbështesni në kundërshtimin e fuqishëm të emërimit të noterëve të rinj. Ne ju ftojmë që premtimin e z. Tahiri se do të emërojë njerëz të kualifikuar të mos e merrni parasysh. Kërkesën tonë e bazojmë në faktin se ne kemi kundërshtuar procedurën e përzgjedhjes së noterëve dhe jo kandidatë të caktuar. Prandaj, asnjë noter nuk duhet të emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure jashtëzakonisht të dyshimtë”, thuhet në reagim.

Sipas organizatave joqeveritare lista e kandidatëve të përzgjedhur përbëhet në masë të madhe nga familjarë dhe njerëz të ndërlidhur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me disa nga anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit për Noterinë, si dhe nga njerëz që nuk i kanë plotësuar as kushtet formale. Në reagimin e tyre thuhet se procedura e përzgjedhjes së noterëve të rinj është zhvilluar edhe gjatë kohës kur ministria nuk kishte legjitimitet për të zhvilluar një proces të tillë për shkak të rënies së qeverisë.

“Këto ditë, jemi informuar që z. Tahiri është duke tentuar që të emërojë rreth 30 noterë nga e njëjta listë e kandidatëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë. Ne kërkojmë nga ju të nderuar ambsadorë që të vazhdoni të na mbështesni në kundërshtimin e fuqishëm të emërimit të noterëve të rinj. Ne ju ftojmë që premtimin e z. Tahiri se do të emërojë njerëz të kualifikuar të mos e merrni parasysh. Kërkesën tonë e bazojmë në faktin se ne kemi kundërshtuar procedurën e përzgjedhjes së noterëve dhe jo kandidatë të caktuar. Prandaj, asnjë noter nuk duhet të emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure jashtëzakonisht të dyshimtë”, thuhet tutje në reagimin e organizatave joqeveritare.

Njëmbëdhjetë organizata joqeveritare:

Instituti EPIK

Lëvizja FOL

Lëvizja Çohu

Demokraci Plus

Demokraci për Zhvillim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Instituti Demokratik i Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi

Iniciativa për Progres

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile

Instituti Columbus.