OKB-ja zgjedh për herë të parë një femër sekretare të përgjithshme e Unionit të Telekomunikacionit

OKB-ja zgjedh për herë të parë femër sekretare të përgjithshme të agjencisë së teknologjisë.
Doreen Bogdan-Martin është bërë gruaja e parë që zgjidhet sekretare e përgjithshme e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU).
ITU është agjencia kryesore e teknologjisë brenda OKB-së, përcjell portali rtv21.tv
E themeluar fillimisht në 1865 për të menaxhuar rrjetet e para ndërkombëtare telegrafike, ITU tani ka një rol të rëndësishëm në lehtësimin e përdorimit të radios, satelitit dhe internetit.
Bogdan-Martin mundi rivalin e saj rus Rashid Ismailov.
Amerikania do të pasojë Houlin Zhao, i cili ka qenë në këtë rol që nga viti 2014, kur mandati i saj fillon më 1 janar 2023.
“Bazë e fortë dhe e qëndrueshme”
Ajo do të marrë frenat e agjencisë më të vjetër të OKB-së, e cila është përgjegjëse për shumë aspekte të komunikimit ndërkombëtar. Këto përfshijnë caktimin e orbitave satelitore globalisht, koordinimin e standardeve teknike dhe përmirësimin e infrastrukturës në botën në zhvillim./21Media

Back to top button