Sipas OKB-së, azilkërkuesit  mbahen në të ashtuquajturën "zona transiti"

Sipas OKB-së, azilkërkuesit  mbahen në të ashtuquajturën “zona transiti”

Kombet e Bashkuara e kanë kritikuar ashpër Hungarinë për trajtimin që ky shtet u bënë azilkërkuesve, të cilët mbahen në të ashtuquajturën “zona transiti” e përgatitur nga kontejnerë dhe tenda, të cilat i quan vende “paraburgimi”.

“Unë nuk e quaj atë transit, por në paraburgim”, tha sot në Budapest kreu i agjencisë së refugjatëve të OKB, Filipo Grandi, pasi vizitoi “zonën transit” në Reska, një nga dy kampet e tilla që gjendet në kufirin me Serbinë.