OKB: Që nga fillimi i vitit kanë vdekur mbi 2 mijë migrantë

Gjatë tentimit të kalimit të Mesdheut

Më shumë se 100 mijë migrantë dhe refugjatë kanë kaluar rrugën e rrezikshme përmes Mesdheut drejt Evropës që nga fillimi i vitit dhe 2 mijë e 247 kanë vdekur gjatë këtij tentimi, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.

Që nga 1 janari deri më 3 korrik, më shumë se 85 mijë  migrantë kanë ardhur në Itali, pothuajse 9 mijë e 300 kanë arritur në Greqi, 6 mijë e 500 në Spanjë dhe mbi 270 në Qipro, njoftoi Organizata ndërkombëtare për migrim e organizatës botërore.

Back to top button