International Clandestine Orchestra kthehet në Tiranë pas dy vjetësh mungesë

International Clandestine Orchestra kthehet në Tiranë pas dy vjetësh mungesë

Violinisti shqiptar me famë botërore Olen Çesari dhe sopranoja Inva Mula do të bëhen bashkë për një koncert në qytetin e Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur Çesari në profilin e tij në Facebook, ku i ftoi miqtë të mos e humbasin këtë koncert. Violina virtuoze e Olen Çesarit së bashku me International Clandestine Orchestra kthehet në Tiranë pas dy vjetësh mungesë.

Më datë 19 prill ora 19:00, dy artistët e shquar do mahnitin publikun shqiptar  në Pallatin e Kongreseve./21Media