Oliver Spasovski do të jetë kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut

Carovska në vend të Angjushevit

Oliver Spasovski do të jetë kryeministër teknik i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të cilën Kuvendi duhet ta zgjedhë me 3 janar thonë burime nga LSDM-ja për “360 степени“.

Kurse Milla Carovska e cila sipas marrëveshjes së “Përzhinos” do të tërhiqet nga posti i ministres për punë dhe politikë sociale, në Qeverinë teknike do ta zë vendin e Koço Angjushevit, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Kujtojmë se kryeministri Zoran Zaev deklaroi gjatë ditës se është gati, edhe dorëheqja e tij po pret vetëm kohën e duhur për ta nënshkruar./TV21

Back to top button