Olluri: PDK në defanzivë totale nga zgjedhjet e 11 qershorit

Olluri ka treguar se kënd e sheh si fitues të zgjedhjeve

Opinionisti, Parim Olluri ka thënë se fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit e sheh Haradinajn pasi që partia e tij është afër realizimit të synimit të madh për tu bërë kryeministër dhe po ashtu është në prag të shënimit të një suksesi për partinë e tij, shkruan rtv21.tv

Olluri tha se fitues politik i zgjedhjeve të 11 qershorit është edhe Vetëvendosja pasi që ka shënuar një rritje të madhe.

Olluri tutje tha se humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është PDK, “kur i sheh te arriturat e koalicionit PAN që janë 33.8 për qind kur aq ka pasur PDK në vitin 2014 është humbje”, tha ai.

Më tej opinionisti tha se PDK duket se është në defanzivë totale në këto zgjedhje dhe pritet të ketë edhe përgjysmim total të deputetëve.

Olluri në fund tha se edhe LDK ka pësuar humbje në zgjedhje pasi që ka shënuar rënie të madhe si në përqindje ashtu edhe në numër të deputetëve./21Media

Back to top button