Loscheler, ka hapur stendën e Opel në panairin e 67-të të automobilave

Loscheler, ka hapur stendën e Opel në panairin e 67-të të automobilave

Opel në panairin e automobilave në Frankfurt ka prezantuar modelet më të reja nga familja Insignia, por edhe SUV Grandland X, të cilët së bashku do të jenë automjetet e para të këtij brendi me motor hibrid.

Drejtori i ri ekzekutiv i kompanisë, Michael Loscheler, ka hapur stendën e Opel në panairin e 67-të të automobilave në Frankfurt.

Ai u ka prezantuar gazetarëve tri modele të reja, të cilët në këtë panair do të kenë premierën botërore: Grandland X, Insignia GSi dhe Insignia Country Tourer.

Loscheler po ashtu bëri të ditur se Grandland X do të jetë modeli i parë i Opelit, i cili do të ketë në ofertë edhe variantin hibrid.

Ndryshe, Opel gjatë verës edhe zyrtarisht kas kaluar në pronësi të grupit PSA Peugeot Citroen.