Opsioni i vetëm dizel është 1.6 litra me 120 kuaj fuqi

Opsioni i vetëm dizel është 1.6 litra me 120 kuaj fuqi

Kompania Opel ka bërë të ditur se në ofertë do të jenë motorët e Grandland X me 1.2 litra benzinë dhe 1.6 dizel, ndërsa modeli më i lirë në Gjermani i këtij brendi do të kushtojë 23.700 euro.

Modeli benzinë 1.2 litra ka 130 kuaj fuqi dhe sipas të dhënave të fabrikës shpenzon 5,5-5,4 litra në 100 km.

Automobili është i pajisur me pajisje të klimës me filtër, i cili parandalon hyrjen e grimcave të pluhurit, por edhe aromës nga rrethina, sistem audio Radio R 4.0 me funksion Bluetooth, sistemin për njohjen e shenjave të trafikut, asistencën me rastin e kalimeve në lartësi dhe sistemin e paralajmërimit në lëshim.

Opsioni i vetëm dizel është 1.6 litra me 120 kuaj fuqi, i cili shpenzon 4,6-4,3 litra në 100 km, ndërsa çmimi fillestar është 25.500 euro.