Sipas policisë, evakuimi është bërë për shkak të zhvillimit të një aksioni antiterrorist

Sipas policisë, evakuimi është bërë për shkak të zhvillimit të një aksioni antiterrorist

Policia katalane njoftoi sonte se ka evakuuar të gjithë qytetarët dhe personelin nga Katedralja “Familja e Shenjtë” në Barcelonë, si dhe nga objektet e afërta.

Policia tha gjithashtu se evakuimi është bërë për shkak të zhvillimit të një aksioni antiterrorist.

Muajin e shkuar në Barcelonë u kry njëri nga aktet terroriste më të mëdha që është kryer ndonjë herë në këtë qytet, ku përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS.