Pas të shtënave me armë zjarri

Pas të shtënave me armë zjarri

Policia e Elbasanit sqaroi në një deklaratë për mediet operacionin policor së bashku me RENEA dje në mbrëmje. Bëhet me dije se po kërkohej autori i të shtënave me armë paraditen e të shtunës në aksin rrugor Xibrake-Elbasan.

“Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.Njëri nga personat që është përfshirë në konflikt, shtetasi S.M, aktualisht është i shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy gëzhoja pistolete kalibër 9 mm”, ka njoftuar policia shqiptare.

Policia ka njoftuar se grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.