Borchardtakoi Bashën

Borchardtakoi Bashën

Opozita vendosi të marrë pjesë në nivel teknik në tryezën e reformës zgjedhore të thirrur nga OSBE.

Tryeza e inicuar nga OSBE është parashikuar të zhvillohet nesër në orën 09:00 dhe opozita do të përfaqësohet nga Ivi Kaso, Muharrem Caka dhe Arjan Madhi.

Monika Kryemadhi në një prononcim për media u shpreh se do të paraqesin mendimin e tyre .

Opozita e bashkuar mori vendimin për të marrë pjesë në tryezën që organizohet në nivel teknik. Takimi ngarkoi zotin Basha dhe disa të tjerë për të informuar ambasadorin lidhur me vendimin“, tha Kryemadhi.

Kreu i OSBE, Bernd Borchard ndodhet në selinë blu për një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ndërkohë Basha më parë u takua me aleatët opozitarë.

Në takim ishin të pranishëm Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi nga LSI, Vangjel Dule nga PBDNJ, Nard Ndoka nga PDK, Fatmir Mediu nga PR, Dashamiri Shehi LZHK dhe Agron Duka nga PAA.

Por a është hapi i parë për të zgjidhur krizën? Kryemadhi tha se “problemi nuk ka qenë opozita për zgjidhjen e krizës  por kryeministri me kupolën e tij kriminale. Opozita ka qenë gjithmonë e gatshme jo për të zgjidhur krizën personale as të Edi Ramës askujt tjetër, por për të ecur përpara për të hapur me urgjencë negociatat për integrimin e BE-së. Opozita po vazhdon punën me intensitet të plotë për paketën antikrizë jo për të zgjidhur krizën politike të Edi Ramës, por për tu dhënë shqiptarëve më shumë punë dhe garanci. Kriza nuk është vetëm parlamenti, por dhe situata në të cilën gjenden shqiptarët“, përfundoi Kryemadhi./oranews