Në Moskë, pati protesta nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit

Në Moskë, pati protesta nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit

Rreth 20.000 njerëz u mblodhën sot në Moskë si pjesë e protestës nga opozita, e cila po kërkon lirimin e të burgosurve politikë dhe protestuesve të arrestuar këtë verë nga ana e Kremlinit zyrtar.

Policia tha që afro 20,000 njerëz ishin në qendër të Moskës këtë pasdite, ndërsa OJQ-ja White Counter, e specializuar në monitorimin e demonstratave, vlerësoi se kishte rreth 23,000.

Tubimi, i cili mori lejen nga autoritetet e qytetit, u organizua nga një parti opozitare e mbështetur nga kundërshtari i Vladimir Putinit, Alexei Navalny.

Në Moskë, pati protesta nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit pothuajse çdo javë për shkak të përjashtimit të kandidatëve të pavarur nga zgjedhjet lokale.

Për shumicën e këtyre protestave, autoritetet e qytetit nuk dhanë leje për tubimin, i cili rezultoi në arrestimin e rreth 2.700 njerëzve, dhe në disa raste tubimet përfunduan me një konfrontim me policinë.

Edhe pse shumica e protestuesve të ndaluar u lanë të lirë, rreth 15 u arrestuan për disa javë.

Gjashtë protestues janë dënuar me dy deri në katër vjet burg për dhunë ose shkelje të tubimeve.