Tuba Buyukustun nuk e fsheh më

Tuba Buyukustun nuk e fsheh më

Aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun këtë vit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj private.  Divorci nga bashkëshorti, aktori Onur Saylak bëri shumë zhurmë në media.

Sikur të ishte vetëm kjo, por aktorja u përfol edhe për lidhjen me biznesmenin turk Umut Evirgen.

Ndonëse nuk pat ndonjë deklarim publik nga ana e saj se a është vërtetë në lidhje,  megjithatë paparacët vetëm se e dhanë një dritë të gjelbërt sa i përket kësaj, shkruan rtv21.tv

Tuba the Umut janë fotografuar duke u puthur teksa po zbrisnin shakllët elektrike në një qendër tregtare.

Çifti nuk i ka bërë edhe aq përshtypje se një sy i aparatit është duke i fotografuar.

Kujtomë se aktorja i dha fund  martesës me Onur Saylak në qershor të këtij viti. Ajo dhe Saylak kanë dy vajza binjake Maya dhe Toprak./21Media