Ky çmim për çdo vit i ipet personaliteteve të ndryshme të cilët kanë dhënë kontribut për LDK-në dhe vendin tonë

Ky çmim për çdo vit i ipet personaliteteve të ndryshme të cilët kanë dhënë kontribut për LDK-në dhe vendin tonë

Sot, nën organizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është ndarë mirënjohja “Ora e Presidentit 2018”, për veprimtarin e kamotshëm të LDK-së, Hebib Shehu.

Nënkryetari i LDK-së, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, u uroi mirëseardhje të gjithëve të pranishmëve.

Veliu, sipas njoftimit për media të LDK-së, theksoi rëndësinë e këtij çmimi shumë domethënës dhe tradicional që për çdo vit i ipet personaliteteve të ndryshme të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm për LDK-në dhe vendin tonë.

 “Z. Hebibit i dëshiroj shëndet, jetë sa më shumë dhe të vazhdojë në mesin tonë, sepse kemi nevojë ende për këtë gjeneratë, për këshillat dhe punën e tyre”, citohet të ketë tënë Veliu.

 Për këtë çmim që çdo vit e ndan nëndega NRW në Gjermani, foli kryetari i nëndegës Jakup Gërguri i cili tregoi për veprimtarinë e Hebib Shehut dhe e falënderoi shumë Veliu për këtë organizim.

Hebib Shehu, falënderoi nëndegën NRW në Gjermani, nënkryetarin Veliu dhe të gjithë veprimtarët dhe bashkëpunëtorët e tjerë dhe këtë çmim me shumë kënaqësi e ndau me gjithë bashkëveprimtarët e tij.

 “Me shumë vështirësi, por me një kënaqësi të veçantë punuam në atë kohë për popullin e Kosovës”, tha ndër të tjerash Shehu.

 Mirënjohja “Sali Ceku”, iu dha edhe ish-kryetarit të Degës në Gjermani, Hazir Krasniqi, i cili për shumë vite dha kontribut për LDK-në.

 Pas këtij aktiviteti, delegacioni i diasporës vizitoi Familjen Rugova dhe bënë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.