Ora e zgjuar Huawei GT 2 do të lansohet së shpejti

Ora e zgjuar Huawei GT 2 do të lansohet së shpejti

Huawei është gati të lansojë orën e mençur Watch GT 2, e cila do të përdorë çipin Kirin A 1. Kompania kineze e njoftoi këtë përmes një video-klipi në faqen Weibo.

Ajo vjen në të zezë ose të argjendtë, me katër opsione të rripave të ndryshëm në dispozicion për blerje.

Sa i përket baterisë, ajo do të ketë një dizajn elegant, praktik që është shumë i thjeshtë për tu jetuar.

Videoja nuk zbulon asgjë në lidhje me Watch GT 2 përveç se do të përdorë një çip të ri për orën e zgjuar – Kirin A1, e cila do të dalë në treg më 19 shtator.

Tash për tash nuk dihet çmimi i orës së ardhshme të Huawei./21Media