Ndeshja e parë është ndaj Hungarisë të premtën

Ndeshja e parë është ndaj Hungarisë të premtën

Nga 26 korriku deri më 4 gusht, në Oradea të Rumanisë do të mbahet Kampionati Evropian, Divizioni B për U18 në konkurrencën e meshkujve.

Në këtë Evropian marrin pjesë 24 kombëtare, që janë të ndara në katër grupe, me nga gjashtë ekipe.

Kosova është në një grup me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

Tri vendet e para do të kualifikohen në Divizion A, derisa vendi i fundit do të bie në Divizion C. Gjithashtu vendi i parë i Divizionit C do të hyjë në atë B.

Dy kombëtaret e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, derisa vendi i pestë dhe i gjashtë për pozitat 17-24.

Ndeshja e parë është ndaj Hungarisë të premtën, derisa synimi i basketbollistëve të Kosovës është të tregojnë ndeshje të bukura në këtë kampionat dhe të fitojnë përvojë. /21Media 

Orari i Kosovës

E premte 16:15

Kosova-Hungaria

E shtunë 16:15

Suedia-Kosova

E diele 14:00

Kosova-Austria

E martë 20:45

Bjellorusia-Kosova

E mërkurë 20:45

Portugalia-Kosova.