Edicioni i Champions League së meshkujve tashmë ka filluar

Edicioni i Champions League së meshkujve tashmë ka filluar

Kompania mediale 21 vazhdon edhe këtë vit transmetimet nga Liga e Kampionëve të Evropës në Hendboll në të dyja konkurrencat.

Edicioni 2018/19 i Champions League së meshkujve tashmë ka filluar dhe mesjava e fundjava sjellin takimet e xhiros së tretë në fazën e grupeve.

Ndeshjet që do të transmetohen gjatë kësaj jave ne kuadër të xhiros së tretë janë:

26.09.2018 Rhein-Neckar Löwen HC Meshkov Brest 19:00
29.09.2018 Telekom Veszprém HC HC Vardar 17:30
29.09.2018 IFK Kristianstad Barça Lassa 19:30
30.09.2018 RK Celje Pivovarna Lasko SG Flensburg-Handeëitt 17:00
30.09.2018 Montpellier HB PGE Vive Kielce 19:00

Nesër zhvillohet ndeshja mes Rhein-Neckar Löwen dhe HC Meshkov Brest nga ora 19:00, në kuadër të Ligës së Kampionëve të Evropës në Hendboll.

Ndeshjet e radhës vazhdojnë në fundjavë, të shtunën dhe të dielën janë nga dy ndeshje, shkruan rtv21.tv

Të shtunën nga ora 17:30 zhvillohet ndeshja mes Telekom Veszprém HC dhe HC Vardar, kurse nga ora 19:30 zhvillohet ndeshja mes IFK Kristianstad dhe Barça Lassa.

Ndërkaq të dielën me fillim nga ora 17:00 zhvillohet ndeshja mes RK Celje Pivovarna Lasko dhe SG Flensburg-Handeëitt. Ndërsa nga ora 19:00, Montpellier HB dhe PGE Vive Kielce./21Media