Me kënd dhe kur do të përballet Kosova

Me kënd dhe kur do të përballet Kosova

Është përcaktuar shorti për kualifikimet e në Kupën e Botës në Basketboll. Kosova kualifikohet në grupin C ku do të jenë edhe Polonia, Lituania dhe Hungaria, raporton rtv21.tv

Për Kosovën, që është vetëm në kualifikimet e dyta të saj, sukses i madh është vetë paraqitja në këtë konkurrencë.

Kurse ndeshjen e parë Kosova do ta luaj në Prishtinë më 23 nëntor kundër Lituanisë, e po në të njëjtën ditë do të përballen edhe Polonia me Hungarinë.
Ndërkaq më 26 nëntor Kosova do të luajë me Hungarinë përballje kjo që do të jetë e fundit për vitin 2017.

Me Poloninë Kosova do të përballet me 23 shkurt 2018, kurse pas tre ditësh më 26 shkurt, Kosova do të luajnë ndeshjen e kthimit në udhëtim ndaj Lituanisë. Kurse me 28 qershor 2018 do të Kosova do të përballet me Hungarinë në Prishtinë.

Fazën e parë të kualifikimeve përfaqësuesja e Kosovës e përmbyll në Prishtinë më 1 korrik me përballjen ndaj Polonisë./21Media