Dhjetë të dyshuar shoqërohen në polici

Dhjetë të dyshuar shoqërohen në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në rrugën “Liman Reka” në Ferizaj dje rreth orës 00:10 është bastisur një lokal i pa regjistruar. Sipas policisë në këtë lokal dyshohej për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Me këtë rast 10 persona të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Policia njofton se nga të dyshuarit janë konfiskuar 1350 qipa në vlera të ndryshme me të cilët kishin qenë duke luajtur personat e dyshuar si dhe 1290€ para.

Për rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin dhe është duke u hetuar./21Media