Kampionati mbahet në Prizren

Kampionati mbahet në Prizren

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me klubin “Life Fitness” do të organizojnë Kampionatin e Kosovës dhe mbarëkombëtar në disiplinën e forcës.

Ky kampionati do të orgazniohet me datën 26 Maj në qytetin e Prizrenit në vendin e quajtur “KEJ” afër Shatërvanit.

Te meshkujt do të jenë disa kategori të ndryshe si Junior deri në moshën 20 vjeç dhe Junior deri në moshën 23 vjeç dhe kategoritë e ndara sipas kilogramëve, kategoria deri në 70, 80, 90, 100  dhe kategoria mbi 100kg.

Ndërsa, te femrat do të jenë 3 kategori kryesores siç janë: kategoria -60kg, -70kg, -80kg.

Regjistrimi i garueseve për këtë kampionat do të fillojë një orë para fillimi të garës, në orën 09:00 pasiqë gara fillon në ora 10:00.