“Shumë gjëra ndodhën brenda një viti"

“Shumë gjëra ndodhën brenda një viti”

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi ka pranuar që goli i shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve i ka ndërruar drejtimin e karrierës.

Origi shënoi dy gola në gjysmëfinale kundër Barcelonës dhe pastaj shënoi përsëri në ndeshjen kundër Tottenhamit në Madrid.

“Shumë gjëra ndodhën brenda një viti. Kjo është e bukura e futbollit. Jam i fokusuar për të bërë më të mirën. Madridi ishte një eksperiencë e bukur. Fitimi i Ligës së Kampionëve është ëndrra e çdo të riu. Mund të kem disa momente të vështira në të ardhmen, por do të kem edhe disa momente të bukura. Jam gati për më të mirën”, deklaroi ai.