OSBE nën thjerrëz mbi 100 raste gjyqësore

Ambasadorja e OSBE-së në Maqedoni theksoi se mbikëqyrja e procedurave gjyqësore siguron sundimin e ligjit dhe transparencën e institucioneve gjyqësore

Vonesa të pajustifikuara në procedurat gjyqësore, mosthirrja e palëve në procedurë si dhe problemet në zbatimin e ligjit për procedurë penale, janë disa nga vërejtjet e Koalicionit për gjykim të drejtë. Përfaqësuesit e kësaj organizate vazhdojnë të mbikëqyrin numër të madh të proceseve gjyqësore, përfshirë edhe lëndët e PPS.

“Po edhe lëndët e PPS-së janë në mbikëqyrje, pavarësisht nga ky projekt, për të cilin bashkëpunojmë më OSBE-në ose të tjerët. Përshtypja e përgjithshme është se procedura penale në masë të madhe respektohet, megjithatë është më se evidente drejtësia selektive dhe sjellja e pa barabartë e një pjese të gjykatësve kundrejt Prokurorisë Publike Themelore dhe Prokurorisë Publike Speciale”, tha Natalija Petrovska nga Koalicioni për gjykim të drejtë.

Ambasadorja e misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen theksoi se mbikëqyrja e procedurave gjyqësore siguron sundimin e ligjit dhe transparencën e institucioneve gjyqësore, shkruan tv21.tv

“Misionii OSBE-së në Shkup është aktive në këtë fushë për shkak se përmes mbikëqyrjes sigurohen standarde më të larta të procedurave gjyqësore dhe korrektësinë e vet procedurave. Qëllimi është që të vëzhgohen proceset gjyqësore në aspektin procedural, dhe jo nga aspekti thelbësor i përmbajtjes, me të cilën sigurohet mbikëqyrja e Ligjit për procedurë penale dhe në parimin e ndershmërisë”, tha ajo.

Gjatë tre ditëve të ardhshme, avokatë nga shtatë misionet e OSBE-së dhe përfaqësues të 29 OJQ-ve nga rajoni i Ballkanit, do të shkëmbejnë përvojat dhe diskutuar sfidat që lidhen me monitorimin e rasteve gjyqësore të profilit të lartë dhe rastet që përfshijnë grupet e cenueshme siç janë të miturit dhe minoritetet etnike./21Media

Back to top button