OSBE: Referendumi në Turqi nuk ka përmbushur standartet

Misioni vëzhgues i OSBE-së në Turqi njoftoi të hënën se procedura e votimit nuk ishte sipas standarteve ndërkombëtare

Tana de Zuleta nga OSBE tha se vendimi i Komisionit Zgjedhor të Turqisë që të pranojë si të rregullta listat e votuesve pa vulë zyrtare ka minuar kontrollet e rëndësishme të mekanizmit kundër mashtrimeve.

Misioni vëzhgues ka përmendur një sërë parregullsish në referendum, përfshirë edhe kampanjën e njëanshme “për”, duke frikësuar kundërshtarët e ndryshimeve kushtetuese, si dhe faktin se në listat e votuesve nuk ishte pyetja për referendumin.

De Zuleta tha se procedurat “ishin nën nivelin e dukshëm” të standarteve për të cilat Turqia ishte obliguar.

Rezultatet tregojnë për fitore të ngushtë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili me ndryshimet kushtetuese do të marrë edhe më shumë kompetenca.

Back to top button