Hapja e kufirit Llojan-Miratoc, Osmani me akuza drejtë Serbisë

Hapja e kufirit Llojan-Miratoc, Osmani me akuza drejtë Serbisë

Gjatë vizitës dhe kontrollit të punimeve në pikën kufitare Bellanoc-Stançiç, zëvendës-kryeministri i Qeverisë se Maqedonisë, Bujar Osmani, ka komentuar vonimin e punimeve dhe mos hapjen e kufirit, Llojan-Miratoc.

Sipas Osmanit, problemi dhe arsyeja për mos hapjen e kësaj pike quhet Serbi. Ai thotë se për hapjen e pikës kufitare kishte planifikuar takim me homologen e tij nga Serbia, mu në pikën ku duhet të jetë pika kufitare, por shton se takimi është anuluar, raporton Tv21.

“Për momentin qëndrimi zyrtar i Serbisë sa i takon pikës kufitare Llojan-Miratoc është se ata nuk kanë interes të hapin këtë pikë kufitare për shkak se vlerësojnë se nuk është kostefektive, ose për shkak se sipas tyre do ju citoj qëndrimin e Serbisë se 13 kilometra afër asaj pike kufitare është pika kufitare Tabanovc dhe për disa kalime gjatë ditës ata nuk kanë llogari të mbajnë atje, njerëz, infrastrukturë. Mirëpo ne këtu nuk i kemi ndal përpjekjet”, deklaroi Osmani.

Për pohimet e zëvendës kryeministrit Osmani, Tv21 ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë po edhe në Ambasadën e Serbisë në Republikën  e Maqedonisë së Veriut. Në momentin kur njëri nga organet e lartë përmendura do të na kthej përgjigje, Tv21 do ta publikoj të njëjtën.