Osmani: Austria të ndikojë në liberalizimin e vizave

Weidinger e uroi Osmanin për funksionin e ri

Ambasadori i Austrisë në Kosovë,  Christoph Weidinger, ia përcolli sot kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, urimet e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Austrisë,  Sobotka.

Ai e nënvizoi miqësinë e vazhdueshme të Austrisë dhe e siguroi Osmanin për përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Kosovën.

Po ashtu, ambasadori Weidinger e uroi Osmanin për funksionin e ri dhe i dëshiroi suksese popullit të Kosovës.

Ambasadori austriak e siguroi atë se qeveria e re e Austrisë do të vazhdojë ta përkrahë edhe më tej Republikën e Kosovës.

Osmani e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe theksoi se Austria mbetet partner i rëndësishëm për popullin e Kosovës. Sipas saj, Kosova llogarit në bashkëpunimin e vazhdueshëm me shtetin austriak. Ajo kërkoi që Austria të ndikojë në liberalizimin e vizave, pasi që vendi tashmë i ka plotësuar kriteret për liberalizim, por qytetarët tanë po mbahen ende të izoluar./21Media

Back to top button