Prezantoi planin qeverisës për ndërmarrjet publike

Prezantoi planin qeverisës për ndërmarrjet publike

Kandidatja e LDK-së për kryeministër, Vjosa Osmani, takoi përfaqësuesit e Sindikatës së KEK-ut.

Nga ta ajo u informua për problemet e shumta në korporatë, me theks të veçantë për kushtet e rënda të punës, implikimet që do të ketë Ligji i Pagave, menaxhmentin politk dhe vendimet e njëanshme të tij etj.

Osmani ua prezantoi atyre planin e saj qeverisës për ndërmarrjet publike.

Ku plani, sipas Osmanit, ndër të tjera përfshin depolitizim të menaxhmentit dhe të bordit, siguri për respektim të Ligjit të Punës dhe përmirësim të kushteve të punës.

Siguria e punëtorëve në këtë korporatë do të jetë një ndër çështjet për të cilën ajo do të kujdeset në mënyrë të veçantë menjëherë pas marrjes së detyrës së udhëheqëses së qeverisë./21Media