LDK sot në Podujevë

LDK sot në Podujevë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, para mijëra simpatizantëve të Komunës së Podujevës tha se tri ditë PDK-ja dhe Klani i saj Pronto do të shkojnë në opozitë.

Ju e dini shumë mirë që kur e kam dhënë besën, kurrë nuk e kam shkelë atë besë. Kurrë koalicion me PDK-në. Kurrë koalicion me regjisorët e Klanit Pronto, të cilët me krim e korrupsion, me montazha dhe falsifikime po synojnë ta manipulojnë vullnetit e qytetarëve”, tha Osmani, duke shtuar se Klani Pronto me krim e korrupsion e kanë shkatërruar shtetin dhe kanë vrarë shpresën te rinia.

Ajo ftoi qytetarët të dalin në zgjedhje për ta jetësuar vizionin e Rugovës për Kosovën.

Të nderuar qytetarë të Podujevës dhe krejt Kosovës. Duke i parë gjithë këta përkrahës këtu në Podujevë dhe gjithë Kosovën, unë nuk kam më dyshim në përcaktimin tuaj pro LDK-së. Por kësaj here na nevojitet përkrahje e fuqishme që ta bëjmë ndryshimin e madh. Ju lus që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë masive, sikur në kohën e Presidentit Rugova, për ta jetësuar vizionin e tij për Kosovën shtet demokratik të zhvilluar dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian“, theksoi Osmani./21Media