Vjosa Osmani tha se takimi do të mbahet më vonë

Vjosa Osmani tha se takimi do të mbahet më vonë

Për sot është paralajmëruar një takim në mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe kandidaten për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani.

Edhe pse nuk është bërë e ditur se ku do të mbahet ky takim, në selinë e LDK-së ka arritur Osmani e cila doli e dyta në zgjedhje pas liderit të VV-së Albin Kurti.

Më pas Osmani është parë duke dal nga selia e LDK-së e shoqëruar nga Lumir Andixhiku, e cila tha se është duke shkuar në një takim me një delegacion gjerman.

E pyetur se a do mbahet takimi ashtu siç është thënë sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilin pritet të diskutojnë rreth një koalicioni të mundshëm, ajo tha se takimi do zhvillohet më vonë.

Takimi i Kurtit me krerët e LDK-së është paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit ku e nxjerrin parti të parë Vetëvendosjen ndërsa LDK-në të dytën.

Një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive është i mundshëm pasi që këtë e ka paralajmëruar dje edhe Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook.