Sipas Osmanit, kryeministri Haradinaj nuk ka treguar lidership të fuqishëm

Sipas Osmanit, kryeministri Haradinaj nuk ka treguar lidership të fuqishëm

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës miratoi propozim-vendimin për tërheqjen nga procedurat e shqyrtimit në Kuvend, të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve.

Lidhur me këtë u diskutua sot në emisionin “Click” në RTV 21. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani tha se kryeministri ka rënë në lajthitje pas deklaratave të shoqërisë civile,

“Unë besoj që kryeministri ka rënë në lajthitje, nuk ka tregu lidership të fuqishëm sepse ai duhet me kuptu që OJQ-të kanë punën e vet janë gjithmonë për me pas zë kritik por shteti i ka punët e veta.”, tha ndër tjerash Osmani.

Ai tutje përmendi arsyet të cilat sipas tij i kanë shtyrë të tjerët përfshirë edhe ambasadorët të kërkojnë tërheqjen e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve./21Media