Në Kuvend po mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Në Kuvend po mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se do të votojë kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Në fjalimin e saj në foltoren e Kuvendit, Osmani deklaroi se është kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN-it.

“Nuk pajtohem me mocionin e mosbesimit, aq më pak në këtë kohë. Zëri i qytetarëve sot nuk është dëgjuar. Jam kundër çdo marrëveshje me PAN-in, dhe nuk e thyej besimin e qytetarëve me asnjë çmim, pra do të votoj kundër mocionit”, deklaroi kryetarja e Kuvendit.

Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti ka filluar nga ora 11:00./21Media