Osmani: Më 6 tetor qytetarët ua kthejnë shpinën pushtetarëve të papërgjegjshëm

Osmani: Më 6 tetor qytetarët ua kthejnë shpinën pushtetarëve të papërgjegjshëm

Vjosa Osmani e cila pretendon të jetë shef qeverie tha se më 6 tetor qytetarët e Kosovës do t’ua kthejnë shpinën pushtetarëve të papërgjegjshëm. Sipas saj, pas zgjedhjeve të së dielës, vendi do të çlirohet për të dytën herë, por siç tha ajo, kësaj radhe nga krimi e korrupsioni. Para simpatizantëve të Vitisë, kandidatja e LDK-së për kryeministër, tha se asgjë nuk mund të ndalë LDK-në për të quar në vend vullnetin e qytetarëve.

Osmani u tha qytetarëve të Vitisë, se është çështje e përjetshme e saj dhe e partisë, miqësia e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarësimi në NATO dhe BE.

“Më 6 tetor Kosova përfundimisht do të ua kthejë shpinën pushtetarëve të papërgjegjshëm dhe pushteti do t’i kthehet sovranit, do të u kthehet juve qytetarë të nderuar. Sepse që nga dita e nesërme, pra më 7 tetor, ju do të zgjoheni me ndjenjën se jeni të vlerësuar, se jetoni në një vend normal dhe me qeveri të njerëzve atdhetar që interesin e vendit e vendosin mbi gjithçka tjetër”, tha ajo.

Osmani se me LDK-në në qeveri, Kosova do të jetë ekzekutiv të përgjegjshëm që punon për qytetarët dhe jo politikanë të papërgjegjshëm siç ka ndodhur deri tani.

“Kam një mesazh të veçantë për ata që votojnë për herë të parë nga ata që i kanë 18 deri në 20 vjeç, që kësaj radhe më 6 tetor do ta kenë për herë të parë të drejtën e tyre për të vendosur jo vetëm për të ardhmen e tyre por edhe për të ardhmen e Kosovës, sigurohuni të rinj të dashur që vota juaj e parë të shkojë për çlirimin e dytë të Kosovës. Sepse me 6 tetor me votën e tyre të parë ne do të sigurohemi që Kosova të përjetojë çlirimin nga krimi dhe korrupsioni, do ta shkëpusim Kosovën nga ëndrra e keqe dhe do ti japim fuqi lirisë, Kosova do t’i përqafojë sërish vlerat e demokracisë së botës së qytetëruar. Andaj e kemi bërë bashkimin tonë sërishëm me partnerët tanë të PShDK-së, andaj ne e kemi gjithë diasporën mene, sepse kot të tjerët trumbetojnë që diaspora është me ta, sepse mërgata jonë çdo herë ka qenë dhe mbetët në përkrahje të Lidhjes Demokratike”, tha ajo.

Vjosa Osmani po ashtu tha se LDK do të kthejë në partneritet të vërtetë raportet e Kosovës me aleatë, do t’i kursejë mbi 100 milionë euro në vit dhe do t’i japim fund luksit.
Ajo shtoi se do ta dekriminalizojnë sitmëni e drejtësisë dhe sigurisë.

Gjithashtu, Osmani tha se do të ndihmojnë familjeve të reja në banim, në rritjen e fëmijëve të tyre dhe do u ofrojnë mundësi të pushimit prindëror.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se e sigurojnë edhe njëherë Vjosa Osmanin nga Vitia, për besimin që do t’ia japin më 6 tetor.

“Ky unifikim që ka ndodh, në këtë proces politik të fundit i ka befasuar rivalët tonë sepse ata kanë mëndu që ne kemi me u përqa. Me thënë të drejtën, kryeministri që ka dhënë dorëheqje ja ka bërë një të mirë Kosovës dhe një të mirë neve, e mira e Kosovës që ka befasuar me dorëheqje, e mira e LDK-së është që kanë menduar diçka tjetër rivalët tonë, por ne e kemi përshpejtu unifikimin tonë, e kemi përshpejtu aq shumë që ata kanë mbetur të befasuar tash nuk po dinë, kanë mbetur pa njerëz, sallat po u duken të mëdha, ne shesh nuk mund të dalin shumë, po vazhdojnë me prodhu lajme të rrejshme , me prodhu diçka që Kosova nuk i beson. LDK nuk i beson hiç dhe jo vetëm në viti, Kosova i beson vetëm të vërtetës dhe ne besojmë në të vërteten dhe në Vjosën deri në fund”, tha Haziri.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani në mbrëmje vazhdon në tubimin në Prishtinë.