Mbretëria e Bashkuar në përkrahje të proceseve të Kosovës

Mbretëria e Bashkuar në përkrahje të proceseve të Kosovës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtarët e kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku janë takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, të cilin e kanë njoftuar për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Gjithashtu gjatë këtij takimi, ambasadori Abbott, është njoftuar për prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Njëkohësisht Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programet përkrahëse në Kosovë dhe kërkoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të ardhmen.

Ambasadori Abbott ka shprehur interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar takimin e radhës në mes të grupeve punuese të këtyre dy subjekteve politike. Takimi pritet të mbahet sot nga ora 15:00 për harmonizimin e programit. Siç treguan përfaqësues të LDK-së dhe VV-së, në takim do të diskutojnë për sundimin e ligjit

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës janë mbajtën më 6 tetor dhe sipas rezultateve të KQZ-së, VV renditet e para ndërsa LDK e dyta./21Media