Osmani: Nobel për Handke do të inkurajojë përkrahësit e gjenocideve

Handke sot pranon Çmimin Nobel

Nëkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ndarja e Çmimit Nobel për Petër Handke do të ndikojë që përkrahësit e regjimeve gjenocidale të fshihen pas veprës artistike.

“Mohimi i gjenocidit nuk duhet të normalizohet, e lerë më të shpërblehet. Çmimi Nobel për Handke do të inkurajojë përkrahësit e regjimeve gjenocidale dhe kriminale që të fshihen pas veprës artistike dhe të justifikohen për fajësimin e viktimave në vend të kryerit të krimeve”, ka shkruar Osmani në rrjetin social ‘Twitter’, vetëm pak orë para ndarjes së Çmimit Nobel për laureatin e këtij viti, Peter Handke.

Çmimi prej 935,000 do t’i ndahet sot Handke ndërsa më vonë gjatë ditës do të mbahet pritja tradicionale.

Ndarja e Nobelit për Letërsi, Handkes, ngjalli shumë reagime në Ballkan e më gjerë për shkak të afërsisë se Handke me Sllobodan Millosheviq.

Kosova dhe Shqipëria kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në ceremoni, e po ashtu pjesë nuk do të marrin as Turqia dhe Kroacia./21Media

Back to top button