“Ne do të presim rezultatin final pasi ende mund të ndodhë dallimi"

“Ne do të presim rezultatin final pasi ende mund të ndodhë dallimi”

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe pjekurinë e tyre, që rezultuan me largimin e atyre që dëmtuan shtetin.

Osmani falënderoi votuesit e LDK-së për besimin e dhënë, që t’a rikthejnë fuqishëm partinë e tyre.

“Sonte nuk mund të shpallet fituesi pasi duhet të presim deri në numërimin e votës së fundit, atyre me kusht dhe të mërgatës sonë.”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka theksuar se nesër do ta kemi një rezultat përfundimtar dhe do të dalim para qytetarëve për të folur për atë rezultat, shkruan rtv21.tv.

“Ne do të presim rezultatin final pasi ende mund të ndodhë dallimi, në fund do ta pranojmë vendimin e sovranit.”, ka theksuar ajo.

Osmani ka shtuar se njëherë nuk mund të flasin për koalicione, mirëpo nuk pranojnë asesi marrëveshje me PDK-në, e për partitë e tjera mund të flasin. Nëqenëse Vetëvendosje fiton, Vjosa deklaron që natyrisht që bëjnë koalicion me ta./21Media