Osmani: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Seanca solemne në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pavarësia e Kosovës më 17 shkurt është e pakthyeshme, derisa ka bërë thirrje për ruajtje të sovranitetit territorial.

Në seancën solemne të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritje të aspiratave të kombit shqiptar.

Osmani kujtoi edhe sakrificën e gjithë atyre që kanë rënç për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, teksa pati edhe një lutje karshi shteteve perëndimore.

“I lusim ata që të qëndrojnë krah nesh në jetësimin e qytetarëve tanë për integrime evropiane dhe euroatlantike”, tha ajo, derisa vlerësoi edhe rolin e gjitha komuniteteve sportive dhe artistike për avancimin e Kosovës.

“Kosova jonë sot është një vend që frymon e lirë. Sukseset e të gjithëve na japin dëshmi se ky vend mund të shkëlqejë. Këta përfaqësues jan ë sot imazhi jonë”, tha Osmani.

Back to top button