Osmani për kërcënimin ndaj Kurtit: Mjaft më

Osmani i del në krah Kurtit

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kërcënimit të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nga aktivisti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Osmani tha se ky kërcënim tregon se në Kosovë ka sistem të sigurisë e drejtësisë që vazhdimisht është injoruar dhe ka mbajtur anën e kërcënuesve.

Ajo ka theksuar se njëjtë kështu kanë kërcënuar edhe pas luftës dhe ka kërkuar që ky fenomen të ndalet.

Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtesisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre.
Po kështu, por larg rrjeteve sociale, kërcënonin edhe menjëherë pas luftës duke nxitur urrejtje e vëllavrasje. Mjaft më“, shkroi Osmani në Facebook./21Media

Back to top button