Vjosa Osmani u shpreh optimiste për koalicionin VV – LDK

Vjosa Osmani u shpreh optimiste për koalicionin VV – LDK

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osamni, deklaroi sot para gazetarëve se për një koalicion VV – LDK duhet të vendosin anëtarët e këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe përfundimisht deputete. Edhe pse nuk përmendi një datë konkrete se kur do të mblidhet Këshilli tha se ky takim pritet në ditëtë në vijim.  “Besoj se shpejt se nuk ka kohë për të humbur”, shtoi ajo.

Ndërsa, e pyetur se a  është optimiste për arritjen e koalicionit me VV-në, ajo tha se “Jam shumë optimiste kështu si person kështu që nuk lejoj asgjë të ma humb atë optimizëm”.

LDK dje ka pranuar një propozim të ri nga Vetëvendosja. Lëvizja ka propozuar që numri i ministrive të rritet në 14, duke i ofruar LDK që të jetë në krye të 6 ministrive, atyre tu mbesin 5 ministri ndërsa 3 ministri t’i takojnë minoriteve. Më këtë rast Vetëvendosje i ka ofruar LDK-së edhe zëvendëskryeministri e parë. Në këtë pako po ashtu Vetëvendosje ka propozuar që të bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK./21Media