Osmani e bindur se do t’i fitojë zgjedhjet

Osmani e bindur se do t’i fitojë zgjedhjet

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani sonte në DebatPernime nuk e përjashtoi një koalicion paszgjedhor me Vetëvendosjen.

Ajo tha se në rast që në zgjedhjet e 6 tetorit do të dilnin fitues, atëherë qeverinë do ta formonin me VV-në, shkruan rtv21.tv.

Por, sa i përket postit të kryeministrit ajo tha se do t’i takonte partisë e cila do t’i fitonte zgjedhjet.

“Shumë e thjeshtë, kush i fiton zgjedhjet e fiton pozitën e kryeministrit dhe ne do t’i fitojmë zgjedhjet kështu që natyrisht që edhe ne do ta udhëheqim qeverinë.”, tha Osmani.

Kujtojmë se LDK dhe Vetëvendosje ishin në prag të një koalicioni parazgjedhor, por që nuk u dakorduan për postin e kryeministrit, kështu që koalicioni nuk u bë./21Media