Osmani: Sistem i kalbur në vlera

“Shumë zyrtarë para këtij polici edhe këtij mësuesi  kanë bërë të njëjtën”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në seancën e jashtëzakonshme u shpreh se i gjithë sistemi në Kosovë është i kalbur.

Osmani ka bërë thirrje që të ndërmerren masa konkrete jo vetëm për rastin e vajzës nga Drenasi, po të investohet në një arsim ku mbrohet dinjiteti, e jo në arsim ku mësohen vetëm shkronjat.

“Shumë zyrtarë para këtij polici edhe këtij mësuesi kanë bërë të njëjtën, janë liruar nganjëherë janë graduar prandaj si rezultat sistemi që është ndërtuar inkurajon dhunën dhe inkurajonin abuzimin në vend që t’i luftonte ato. Sepse po të mos ishte kështu ne nuk do të dëgjonim shoqëria kosovare nuk do të mësonte për këtë rast vetëm pas gati 2 viteve…Shkollat në një anë sistemi i sigurisë dhe ai i drejtësisë në anën tjetër fatkeqësisht në disa raste po shndërrohen në strehë për përdhunues e pedofil”, ka thënë ajo.

Ajo ka kërkuar që të dihet saktë se sa është ndarë nga buxheti i Kosovës në hetime të mirëfillta dhe në krijimin e një barazie për të gjithë personat çoftë mësimdhënës apo policë.

Back to top button