"Ju e dini se ne nuk e keqpërdorim asnjë cent tuajin"

“Ju e dini se ne nuk e keqpërdorim asnjë cent tuajin”

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se asnjë cent i taksapaguesve nuk do të keqpërdoret në qeverisjen e saj, kurse, nuk do të amnistohen ata që janë pasuruar në kurriz të popullit.

Osmani në tubim me qytetarët në Lipjan, ka thënë se në qeverinë e re do të menaxhohet me përgjegjësi paraja publike dhe nuk do të lejohet të keqpërdoret asnjë cent i buxhetit të shtetit.

Ajo ka akuzuar partitë tjera se po ndjellin frikë, po shpërndajnë propagandë e mashtrime, kurse LDK po shpërndanë shpresën dhe besimin.

Për dallim nga të tjerët, ju e dini se ne nuk e keqpërdorim asnjë cent tuajin, asnjë cent të taksapaguesve më nuk do të keqpërdorohet, ne nuk do t’i japim amnisti atyre që themelet e tyre, të partive të tyre i ndërtuan mbi krim e në korrupsion, atyre që nuk mund ta dëshmojnë se si u bën milioner brenda natës, sepse pasuria që nuk dihet si është krijuar, është pasuri e vjedhur nga populli, është pasuri e vjedhur nga ju. Oponentët tanë politik po dëshmojnë panikun prej humbjes së thellë, kanë dal e po shpërndajnë premtime mashtruese, po shpifin sa po munden për ne po shpërndajnë po kush nuk po iu beson, asnjë lipjanas nuk po iu beson. Ata po shpifin sepse e dinë siç e dimë edhe ne që ne kemi me fitu dhe bindshëm, e kur të fitojmë, PDK-në do ta qojmë në opozitë të gjatë”, tha ajo.

Gjatë tubimit në qendër të Lipjanit, Osmani tha se askush më mirë se qytetarët e Lipjanit, nuk e di dallimin mes keqqeverisjes dhe qeverisjes së mirë.

Kurse, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i është kundërpërgjigjur fushatës së subjekteve tjera për luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Kur hajni ta bon me gisht e të thotë ja ku është hajni… ruanu. Nuk kanë pare me na ble, nuk kanë pare me na ble mos keni dert. Kanë filluar me fol që po lëshojnë pare, kanë lëshuar gjithmonë po nuk kanë me pas mundësi me prek votën e juaj”, ka thënë Haziri.

Haziri ka thënë partitë tjera i kanë lënë pa njerëz nëpër tubime dhe deri në fund të fushtës, u kërkoi qytetarëve që të bashkohen rreth LDK-së për t’i lënë subketet tjera pa njerëz, mirë që edhe këto ditë është mirë që t’i lëjnë pa njerëz dhe të nisin me fol vet me vete.

Kryetari i komunës së Lipjanit, ka thënë se janë të bindur që LDK do të fitojë në Lipjan, ndërsa, koalicioni PAN shkoftë e mos u ktheftë, pasi ka penguar shumë këtë komunë, duke mos përkahur në shumë projekte.