Osmani: Sulmet me vezë s’mund të na ndalin ta çojmë Kosovën përpara

Sipas saj tarifa konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti duke thënë se tarifa nuk është çështje vezësh.

Osmani ka thënë se tarifa është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës.

“As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta çojmë Kosovën përpara”, ka reaguar përmes një shkrimi në “Facebook”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sulmuar sot gjatë ditës me vezë nga disa persona. Rasti ka ndodhur para ndërtesës së Qeverisë./21Media

Back to top button