Plani i LDK-së për politiken e jashtme

Plani i LDK-së për politiken e jashtme

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja , Vjosa Osmani, prezantoi sonte planin për politikë të jashtë në DebatPernime. Ajo e konsideroi si ekzistencial partneriteti me ndërkombëtarët.

“Do të ofrojmë një qeveri që është ë përgatitur për t’u marrë me tema tejet të rëndësishme në fushën e politikës së jashtme dhe po ashtu qeveri dhe kryeministre që do të jetë e pashantazhueshme. Pra nuk do të kemi më njerëz që mbi tavolinë flasin për fatin e Kosovës, e nën tavolinë flasin për fatin e tyre politik apo personal. Nuk do të kemi më njerëz që e kanë logjikën e tregtarëve dhe që i fusnin kufijtë e Kosovës, shtetësinë e Kosovës mbi tavolinë.”, tha ndër tjerash Osmani.

Ajo po ashtu u zotua se do t’i merr përsipër detyrat kushtetuese nëse do të bëhet kryeministre.

Osmani përmendi edhe dialogun me Serbinë, premtoi se kufijtë nuk do të jenë temë diskutimi. “Do të synojmë ta përmbyllim atë (dialogun) duke marrë për bazë vetëm qëllimin fillestar të dialogut që ka qenë dy shtetet në nivel të barabartë të diskutojnë me njëra tjetrën për çështjet që përmisojnë jetën e qytetarëve.”,  tha Osmani.

Si pikë të fundit, por edhe si më të rëndësishmen ajo e përmendi luftimin e korrupsionit./21Media