Osmani dhe Hahn flasin për sfidat që e presin Kosovën

Osmani dhe Hahn flasin për sfidat që e presin Kosovën

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn po qëndron në Bruksel.

Osmani ka treguar se me Hahn kanë diskutuar për integrim në BE dhe liberalizmin e vizave.

“Me ftesë të Komisionerit Johannes Hahn, sot zhvilluam takim në Bruksel për të diskutuar për sfidat që e presin Kosovën dhe reformat e nevojshme për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit tonë.”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Jam e kënaqur që isha e ftuar në Bruksel nga komisionari i BE-së, Johanes Hahn për të diskutuar prioritetet, si integrimi në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media