Osmani takon Blinken: E informova për zhvillimet e fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla kanë takuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në një pritje të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
“E gëzuar që pata rastin të takoja Sekretarin Blinken mbrëmë në një pritje, të organizuar nga Presidenti Biden”, ka shkruar ajo në Twitter.
Osmani ka thënë se Sekretarin Blinken e ka informuar për zhvillimet e reja që nga takimi i tyre i fundit.
Ajo e ka falënderuar Blinken për angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon.
“E informova mbi zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Osmani./21Media
Delighted to catch up with @SecBlinken at last night’s reception organized by President Biden.
Updated him on the latest developments since our last meeting and thanked him for his continued engagement for peace and stability in our region. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/VMA7EoNcrl— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 22, 2022