Osmani takon përfaqësues të 13 agjencive të Kombeve të Bashkuara

Kosova e gatshme të bashkëpunoj me këto agjenci

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të 13 agjencive të Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga Ulrika Richardson, koordinatore zhvillimore e OKB-së në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për projekte zhvillimore, të cilat përkrahen nga këto agjenci.

Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim me këto agjenci.

Temë qendrore e diskutimeve ishte investimi në fushat që janë në funksion të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, specifikisht në krijimin e parakushteve për barazi në punësim, sigurim të shëndetit të grave shtatzëna dhe të nënave, pastaj të drejtat e punëtorëve, mbrojtje të mjedisit etj.

Osmani theksoi edhe nevojën për rritje të buxhetit në shëndetësi, arsim dhe politika të punësimit.

Palët u pajtuan që ta intensifikojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të rritet cilësia e punës së Kuvendit të Kosovës nëpërmjet përkrahjes nga këto agjenci.

Back to top button