Osmani: Të jemi të kujdesshëm deri në sqarimin zyrtar rreth Xhamajkës

Osmani është deklaruar rreth (mos) njohjes së Xhamajkës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot ka folur në lidhje me njohjen apo jo të shtetit të Xhamajkës.

Osmani ka thënë se janë duke pritur një vlerësime zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Si kuvend jemi bazuar në informatën që na ka ardhur. Duhet të jemi të kujdesshëm deri në momentin e sqarimit zyrtar. Mund t’iu sigurojë që përkundër faktit që vjen njohja, në momente mund të ndodhin edhe ndërhyrjet. Pra, në momentin që vjen kjo formë zyrtare do të deklarohem në emër të Kuvendit të Kosovës“, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës, Glauk Konjufca reagoi pas mohimit të lajmit se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas një komunikate të ministrisë,  Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.  Konjufca theksoi se si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit./21Media

Back to top button